8 raste të reja me koronavirus në vend
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar tetë raste të reja me Covid-19 në vend nga 485 testime.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.705 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.930 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.635 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.052.
Në total numri i rasteve aktive është 138./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?