8 të vdekur, 578 raste të reja me Covid-19

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 8 persona që ishin të prekur me Covid-19, u konfirmuan edhe 578 raste të reja, ndërsa u shëruan nga Covid-19 edhe 470 persona.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç).”, informoi IKSHPK.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 173 raste, Gjilan 53 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Lipjan 32 raste, Gjakovë 31 raste, Vushtrri 31 raste, Mitrovicë 30 raste, Pejë 29 raste, Prizren 28 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Istog 6 raste, Dragash 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste dhe Novobërdë 2 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 470 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.630. Numri total i rasteve pozitive është 76.688 raste nga 351.523 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.696 raste të vdekjes.”, bëri të ditur IKSHPK./21Media

Back to top button