Kaloni te përmbajtja kryesore

​Prishtinasi e jep veturën me qira, “klienti” ia shet në Serbi

Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se vetura e tij, të cilën ia kishte dhënë me qira një personi tjetër, dyshohet se është shitur në Serbi, nga ky i fundit.

Sipas raportit policor, ankuesi ka njoftuar, të mërkurën, se i dyshuari më 4 maj kishte marrë me qira veturën me targa kosovare.

“Sipas tij, me të njëjtën veturë dyshohet se pasi është futur në territorin e Serbisë, të njëjtën e ka shitur atje në një auto servis”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore po vazhdojnë hetimet për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button