8 viktima nga COVID-19

Si pasojë e infektimit me Covid-19 në 24 orët e fundit ka vdekur tetë persona duke çuar numrin total të vdekjeve në 2 mijë 2,947.
Nga 4.320 testime sot 68 persona kanë rezultuar pozitivë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 323 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 153.672.
Në total numri i rasteve aktive është 3.342.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës. Bëhet e ditur se deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media 
Back to top button