Shoqata e Bankave të Kosovës ndan 50 mijë euro për procesin e vaksinimit

​Bankat anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrinë e Shëndetësisë përmes së cilës bankat kanë ndarë shumën prej 50,000 Euro për të mbështetur procesin e vaksinimit në Kosovë.
“Duke qenë se vaksinimi është përgjigjja në luftën kundër pandemisë, të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur këtë proces”, është shprehur Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.
Në anën tjetër, mirënjohës për këtë është shprehur Këshilltari Politik i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kurse, udhëheqësi i Divizionit të Komunikimit me Publikun në Ministri të Shëndetësisë, Faik Hotit thekson se “Ky donacion do të pranohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të vendoset në dispozicion të personelit mjekësor dhe vullnetarëve të ekipeve të vaksinimit në Kosovë”./21Media 

Back to top button