“Edhe 100 komisione të ngriten se vija e kufirit nuk ndryshon”
Gecaj ka folur rreth qështjes së demarkacionit
Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj në “Click” të RTV21 ka thënë se është interes shtetrorë që qështja e demarkacionit të kalojë në kuvendin e Kosovës për shkak të liberalizimit të vizave.
Gecaj tha se është e udhës që t’i përcaktojmë kufijtë më fqinjët tonë pasi që nëse nuk e bëjmë sot duhet ta bëjmë pas zgjedhjeve tjera, shkruan rtv21.tv
Gecaj po ashtu tha se edhe po të ngriten edhe 100 komisione për demarkacionin vija e kufirit do të jetë aty ku është sepse aty kem letrat.
Zevendësministri në fund tha se do të jetë malltretim për qytetarët e Kosovës nëse demarkacioni nuk kalon në Kuvend./21Media