815 gjoba për mosrespektim të masave

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 815 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Policia gjithashtu ka shqiptuar 1227 tiketa trafiku.

Ndërkohë, është bërë e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 35 aksidente trafiku me dëme materiale.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media

Back to top button