Nuk i respekton masat, i infektuari me Covid-19 del e shëtit

 

Një person i infektuar me Covid-19, nuk ka respektuar masat parandaluese dhe rekomandimet e IKSHPK-së për vetizolim dhe i njëjti ka dalë nga shtëpia.

Personi i infektuar është një burrë mosha e të cilit nuk është bërë e ditur dhe sipas policisë ai ka qenë i infektuar që nga data 30 prill.

Ngjarja ka ndodhur në Gllogoc.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button