Austria nuk ka asnjë qëllim për t’u bashkuar me NATO-n

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer tha se vendi i tij i cili nuk është i lidhur me asnjë aleancë ushtarake, nuk ka ndërmend të bashkohet me NATO-n.
Duke folur pas një takimi në Pragë me homologun e tij çek Petr Fiala, Nehammer tha se historia e Austrisë ishte e ndryshme nga ajo e Finlandës dhe Suedisë dhe se do të ruante neutralitetin e saj ushtarak.
Megjithatë, ai tha se vendi i tij si një anëtar i Bashkimit Evropian tregoi solidaritet me Ukrainën, lejoi dërgesat e armëve në Kiev dhe mbështeti sanksionet kundër Rusisë, përcjell rtv21.tv
Ndërsa, Fiala tha se homologu i tij austriak kishte mbështetur idenë e zgjerimit të kapacitetit të tubacionit të naftës Transalpine (TAL), i cili furnizon rafineritë në Austri, Gjermani dhe Republikën Çeke nga një terminal në portin italian të Triestes.
Zyrtarët çekë kanë thënë se tubacioni TAL mund të furnizojë përfundimisht naftë të mjaftueshme, në rast të një embargoje të BE-së ndaj importeve ruse.
Por ata kanë theksuar se do të duheshin deri në tre vjet për të zgjeruar kapacitetin./21Media

Back to top button