Çfarë ka ndodhur në Mariupol?

Një kolonë prej të paktën shtatë autobusësh që transportonin ushtarë ukrainas të evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol thuhet se mbërriti sot në një ish-koloni penale në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Olenivka, afër Donetsk.
Kjo vjen pasi rreth 50 ushtarakë të plagosur rëndë u evakuuan në një spital të kontrolluar nga Rusia mbrëmë, ndërsa më shumë se 200 të tjerë u dërguan në Olenivka para evakuimit të sotëm, përcjell rtv21.tv
Mariupol, në juglindje të Ukrainës, është rrethuar që nga fillimi i marsit dhe tani është kryesisht nën kontrollin e forcave të Kremlinit.
Kontrolli i plotë i Mariupolit do t’i jepte Rusisë një urë tokësore për në Krime dhe kontroll të plotë të Detit Azov, duke ndërprerë tregtinë detare të Ukrainës.
Megjithatë, procesi i kapjes së qytetit port jugor ka qenë i ngadalshëm dhe i përgjakshëm./21Media

Back to top button