873 gjoba për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19

 

 

Brenda një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar  873 tiketa për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Kurse për shkelësit e rregullave në trafik, Policia shqiptoi 1 mijë e 196 tiketa trafiku.

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në 24 orët e fundit, ndërsa 23 aksidente të tjera me të lënduar dhe 30 aksidente trafiku me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit Policia arrestoi 21 persona dhe dërgoi 12 të tjerë në mbajtje.

Kurse, 2 persona janë në vuajte të dënimit./21Media

Back to top button