MPB: Jemi të përkushtuar në luftën globale kundër terrorizmit

 

 

 

Ministri i Ministrisë Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në  cilësinë e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit, ka mbajtur takimin e parë informues me anëtarët e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit.

Ky grup është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, autoriteteve lokale, përfaqësues të bashkësive fetare dhe shoqërisë civile.

Ky është një hap i rëndësishëm për të ndërtuar një shtet dhe shoqëri të fortë dhe të qëndrueshme dhe si i tillë është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme”,deklaroi Veliu.

Strategjia do të bazohet në nevojat e identifikuara nga institucionet relevante dhe do të hartohet përmes një procesi konsultativ dhe gjithëpërfshirës.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në luftën globale kundër terrorizmit“, thuhet në komunikatën e MPB-së./21Media

Back to top button