Pas golit, tifozët e gjuajnë me banane Richarlisonin

Një tifoz në Parc des Princes hodhi një banane ndaj sulmuesit brazilian Richarlison teksa ai festonte golin kundër Tunizisë.
Richarlison ishte duke festuar kur një banane fluturoi pranë tij.
Më parë, lojtarët e Brazilit kishin dalë në fushë para ndeshjes me një pankartë ku shkruhej: “Pa lojtarët tanë me ngjyrë, ne nuk do të kishim yje në fanellën tonë”.
Incidenti është i fundit në një “valë” komentesh fyese, raciste ndaj lojtarëve me ngjyrë të Brazilit./21Media

Back to top button