9 mijë e 782 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike vendi kanë regjistruar 73 mijë e 635 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1 mijë e 655 kanë vdekur.

Vetëm dje janë raportuar 587 raste të reja me Covid-19, pas testimit të 2 mijë e 813 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Sipas IKSHPK, më 8 mars janë regjistruar gjashtë viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Të hënën sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi e kanë tejkaluar 212 persona, derisa 9 mijë e 782 raste vazhdojnë të jenë aktive./21Media

Back to top button