Abdixhiku njofton se nesër bashkë me Vjosa Osmanin mbajnë “tubimin e bashkimit”

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nesër në orën 18:00 do të mbajnë tubimin e përbashkët me Vjosa Osmanin.
Ai ka thënë se ky do të jetë “tubimi i bashkimit” ku bashkë me Osmanin do t’iu drejtohen përkrahësve të LDK-së.
“Do t’iu drejtohemi mbështetësve tanë”, ka deklaruar Abdixhiku pas mbledhjes të Këshillit të Përgjithshëm.
Ai ka deklaruar se në listë do të jenë 110 kandidatë për deputetë.
Abdixhiku tha se po bën përpjekje që t’i bashkojë të gjithë njerëzit deri ditën e martë.
“Po përpiqemi deri të martën që të bëjmë bashkimin e të gjithë atyre që duan të jenë pjesë e kësaj gare, nuk kemi përjashtim për askënd. Po përpiqem edhe unë që t’i afrojmë të gjithë, kemi një momentum hisotrik që nuk vjen shpesh dhe besoj se do t’ia dalim.
Ai tha se Osmani do të jetë vet e njëzeta në listën e LDK-së.
I pyetur për mungesën e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit, tha jo në të gjitha takimet mund të marrin pjesë dhe janë pjesë e listës.
“Nuk mund të jesh pjesë e listës edhe kundër, s’ka logjikë, nëse je kundër i del përballë, ata janë pjesë e LDK-së”, tha Abdixhiku.
“Besoj se do ta ndjejnë Është vullnet i anëtarësisë të LDK-së, kur ta prinë Vjosa dhe ke kandidate për preisdente dhe kryteairn për kryeministër duhet të angazhohemi për unitet e bashkim, po bëhemi të gjithë bashkë. Ata që nuk e duan bashkimin e LDK-së, nuk e duan as LDK-në”, tha ai.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?