Kaloni te përmbajtja kryesore

Përplasen Arben Gashi e Ilir Kërçeli, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufa, Ilir Kërçeli janë përplasur sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, si pasojë e së cilës ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Kryeparlamnetari Konjufca ka deklaraur se ka pasur edhe tentim për sulm fizik.
Ndërsa, Arben Gashi, në një konferenmcë për media është shprehur se Kërçelin as nuk e ka prekur me dorë.
“Kryetari i Kuvendit e kishte marrë me vete edhe shefin e kabinetit i cili kishte bërë shkelje të detyrave… Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent. Kryetari nuk pranoi që ai të largohet dhe mbledhja dështoi”, ka deklaruar Gashi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button