9 persona u arrestuan për vepra të ndryshme penale

Policia e Shtetit Shqiptar sot ka informuar se janë arrestuar nëntë persona për vepra të ndryshme penale në Shqipëri.
Siç ka informuar policia, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: G. D, 28 vjeç dhe M. V, 30 vjeç, pasi në lokalin me qira të shtetasit G. D, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë kontrollit fizik të tyre dhe të banesave përkatëse, iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 2 aparata celular.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale A. S, 16 vjeç, banues në Morinë dhe u shpall në kërkim shtetasi I. T(M). Këta dy shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar për të transportuar 5 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga qyteti i Tiranës në drejtim të Kukësit, me qëllimin final kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.”, ka informuar policia në facebook.
Po ashtu, është ndaluar edhe shtetasi I. K, 57 vjeç, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë ka dërguar urdhërin e ndalimit për veprat penale, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. L, 24 vjeç dhe E. C, 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit V. M, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me mjetin që këta shtetas kishin përdorur për të realizuar vjedhjen. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M. H, 28 vjeç dhe A. Ç, 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; K. K, 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.”, ka informuar tutje policia.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./21Media

Back to top button