Menaxhimi i pandemisë, një nga dështimet e shëndetit publik në Britani

Dështimi i Mbretërisë së Bashkuar për të bërë më shumë në parandalimin e përhapjes së COVID-19 në fillim të pandemisë, konsiderohet si dështimi më i madh ndonjëherë lidhur me shëndetin publik, thuhet në një raport të ligjvënësve britanikë.
Sipas raportit, qasja e qeverisë britanike ishte që të menaxhonte situatën nëpërmjet imunitetit të tufës duke u infektuar njerëzit. Por, kjo shkaktoi humbje të mëdha njerëzish, pasi izolimi i parë u vendos shumë vonë.
“Ky është një nga dështimet më të mëdha të shëndetit publik që Mbretëria e Bashkuar ka përjetuar ndonjëherë”, thekson raporti i cili përfshinë masat e marra në Angli dhe jo në Wales, Skoci dhe Irlandën e Veriut.
Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi me mbi 8 milionë të infektuar dhe mbi 150 mijë viktima.
Raporti përmend si sukses fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit ku janë vaksinuar me te dyja dozat 67 për qind e popullsisë./21Media

Back to top button