MB dhe BE akuzojnë Kinën për sulm kibernetik në serverët e Microsoft

Kina është duke u akuzuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian për një sulm kibernetik të ndodhur gjatë këtij viti.
Sulmi kishte në shënjestër serverat e Microsoft Exchange, duke prekur mbi një të katërtën e një milionë serverave në të gjithë botën.
BE ishte e para që dha një deklaratë duke thënë se sulmi erdhi nga Kina, ndërsa Mbretëria e Bashkuar tha se “aktorët kinezë” të mbështetur nga shteti ishin përgjegjës.
Tutje, dy vendet e lartcekura kanë thënë gjithashtu se Ministria Kineze e Sigurimit të Shtetit ishte përgjegjëse edhe për aktivitete të tjera spiunazhi.
Zyrtarët e inteligjencës perëndimore thonë se sjellja nga Kina ishte dukshëm më serioze se gjithçka që kishin parë më parë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) lëshoi ​​këshilla për mbi 70 organizata të prekura për t’u marrë me këtë sulm.
“Sulmi kibernetik ndaj “Microsoft Exchange Server” nga grupet kineze të mbështetura nga shteti ishte një model i pamatur. Qeveria kineze duhet t’i japë fund këtij sabotimi sistematik kibernetik dhe mund të presë që të mbahet përgjegjës nëse nuk e bën këtë.” tha sekretari i jashtëm, Dominic Raab
Microsoft njoftoi detajet e sulmit në mars dhe tha se një grup i quajtur Hafnium, i lidhur me Kinën, ishte përgjegjës.
Ndër të tjera, Kina i ka mohuar kategorikisht këto akuza./21Media

Back to top button