9 të lënduar nga aksidentet, shkak shpejtësia e lartë e mungesa e ndriçimit

 

Një aksident ka ndodhur mbrëmë, në orët e vona në Shkodër, si pasojë e së cilit 6 persona janë lënduar, dy prej të cilëve rëndë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrakë, ku 3 automjete janë përplasur si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Një tjetër përplasje është regjistruar në Frakull të Madhe në Fier. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Dy personat që udhëtonin me të janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë, por edhe për shkak të mungesës së ndriçimit.

Ndërkohë, në mëngjesin e sotëm një furgon mallrash është përmbysur në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit. Mësohet se ai ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spital. Numri i aksidenteve me pasoja në njerëz është shtuar shumë ditët e fundit, veçanërisht në akset rrugore drejt bregdetit që janë të frekuentuara nga pushuesit e shumtë./vizionplus

Back to top button