Ahmeti dhe Zaev takohen nesër për marrëveshje përfundimtare

 

Gjatë fundjavës dhe sot, takimet intenzive të punës vazhduan midis përfaqësuesve të BDI dhe LSDM me qëllim të krijimit të një marrëveshje koalicioni për një Qeveri të ardhshme të qëndrueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së punuan intensivisht në krijimin e një marrëveshje cilësore, të shpejtë dhe të plotë të koalicionit në ditët e para të afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit.

Në bisedimet e zhvilluara në nivelin e Sekretarëve partiak, Grubi dhe Nikollovski, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë.

Duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për të vënë shpejt në veprim institucionet kryesore në vend për të adresuar sfidat shëndetësore dhe ekonomike që lidhen me Covid-19, nesër do të mbahet një takim kryesor midis Kryetarëve Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar./TV21

Back to top button