9 të vdekur dhe 20 të bllokuar pas shembjes së çatisë së një kishe

Nëntë persona raportohet se kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë bllokuar pasi një çati e kishës u shemb në Meksikë.

Mediat lokale thanë se 49 persona u dërguan në spital, pasi çatia e kishës Santa Cruz të Ciudad Madero u rrëzua.

Policia në shtetin bregdetar të Tamaulipas tha se rreth 100 persona ishin në meshë në momentin e shembjes. Mediat lokale raportuan se ishte një pagëzim.

Një numër fëmijësh besohet të jenë në mesin e të bllokuarve dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.
Imazhet në mediat sociale treguan ndërtesën e kishës në rrënoja ndërsa njerëzit u grumbulluan rreth rrënojave, duke kërkuar me dëshpërim ata që ishin bllokuar brenda./21Media

Back to top button