9 të vdekur dhe 51 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 

Vetëm 51 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, i ulët ka qenë edhe numri i testimeve të realizuara, 755.

Rastet e reja janë në: Shkup – 25, Prilep – 9, Kavadar – 7, Strumicë dhe Strugë nga 2, Kumanovë, Shtip, Veles, Koçan, Kërçovë dhe Dellçevë nga 1 rast.

Ndërkaq, janë regjistruar 308 të shëruar dhe 9 viktima.

Viktimat janë: 3 nga Prilepi, nga dy raste nga Shkupi dhe Tetova, dhe nga një rast në Kumanovë dhe Ohër.

Viktimat janë të moshës prej 54 deri 87-vjeçare./21Media

Back to top button