Aktakuzë për ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës e shpëlarje e parasë

 

Prokuroria Speciale e Kosovës sot informoi se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me iniciale B.R, I.B, M.E, dhe L.L., për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale informoi se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.R, ka kryer veprat penale: “Ushtrim i ndikimit”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “Shpëlarje e parasë”.

Ndërsa, sipas komunikatës për media, për të pandehurit I.B, L.L dhe M.E,  është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë”.

“Në aktakuzë, është propozuar edhe konfiskimi i pasurisë, gjegjësisht vetura të tipit ”Audi” F2 S7 Sportback, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2019’, e cila gjatë fazës së hetimit ka rezultuar të jetë pasuri e fituar me vepër penale nga i pandehuri B.R.”, bëri të ditur prokuroria përmes komunikatës./21Media

Back to top button