9 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, mes tyre një 49 vjeçar
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri.
Viktimat janë një qytetar nga Puka 49-vjeç, tre qytetarë nga Fieri 58-85 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 61-79 vjeç, një qytetar nga Durrësi 73-vjeç, një qytetar nga Berati 80-vjeç.
Ndërsa janë kryer 7 mijë e 554 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1 mijë e 164 qytetarë. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 529.
Janë shëruar 1 mijë e 987 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive me COVID-19 është 17 mijë e 236.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar./21Media