Fotografi të reja familjare nga Angela Martini

 
Modelja shqiptare Angela Martini po kalon një periudhë të bukur dhe emocionuese me familjen e saj.
Pas një pauze nga rrjetet sociale, modelja u rikthye dhe publikoi disa fotografi krah bashkëshortit dhe djalit të tyre, i cili u lind dy muaj më parë, përmes një surrogateje.
“Sot djali ynë mbushi 2 muaj. Një kohë kaq e bukur dhe emocionuese! Mora një pushim nga rrjetet sociale, duke qenë shumë e zënë duke shijuar një kohë të mrekullueshme familjare”, ka shkruar Angela krahas fotografive.


Angela Martini dhe Dragos Savulescu kurorizuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017./21Media

Back to top button