9-vjeçari dhuron kursimet e tij për viktimat e tërmetit

Një djalë 9-vjeçar turk, i cili i mbijetoi një tërmeti vitin e kaluar, ka dhuruar kursimet e tij për të ndihmuar bashkëmoshatarët e tij pas tërmeteve shkatërruese të së hënës në Turqinë juglindore.
Alparslan Efe Demir u lëndua kur pa në televizion shkatërrimin e shkaktuar nga dy tërmetet e fuqishme në Turqinë juglindore.
Disa muaj më parë Demiri jetonte në tendat e ngritura nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) për një kohë pasi një tërmet me magnitudë 5.9 goditi provincën veriperëndimore të Duzce në nëntor.
Nënë e bir vizituan degën e Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Duzce dhe ua dorëzuan paratë e xhepit autoriteteve për t’ua dorëzuar bashkëmoshatarëve të tij në nevojë.
Djali ka përlotur punonjësit e Gjysmëhënës së Kuqe me letrën që ka shkruar për të mbijetuarit nga tërmeti.
“Isha shumë i frikësuar kur ra një tërmet në Duzce. Të njëjtën frikë pata kur dëgjova për tërmetin në shumë qytete tona. Prandaj vendosa që paratë t’i dhurojë për fëmijët atje. Është në rregull nëse nuk blej çokollata. Fëmijët atje nuk duhet të jenë në të ftohtë apo të uritur. Fëmijëve atje do t’u dërgoj rrobat dhe lodrat e mia”, ka thënë ai në letrën e tij emocionuese./21Media

Back to top button