9-vjeçarja gjen dhëmb 15 milionë vjet të vjetër të peshkaqenit

Një 9-vjeçare nga Marylandi në ShBA, ka bërë një gjetje të pazakontë.
Sipas FOX5, derisa vajza po shëtiste në plazh, gjeti një dhëmb peshkaqeni, rreth 15 milionë vjet të vjetër.
Molly Sampson deklaroi se ishte shumë e befasuar kur gjeti një dhëmb të tillë, derisa në fillim u shpreh se nuk e dinte çka është.
“Bazuar në atë që ajo ka gjetur, mund të biem në përfundim që bëhet fjalë për një dhëmb 15 milionë vjet të vjetër”, deklaroi zyrtari i një muzeu paleontolog në SHBA.
Vajza ambicioze tha se synon të bëhet paleontologe kur të rritet.

Back to top button