Shpenzoi mijëra dollarë për “t’u shndërruar në ujk”, lirohet nga marrëdhëniet njerëzore

Një burrë që shpenzoi 23,000 dollarë për një kostum ujku shumë realist. Ai thotë se kur e vesh atë “nuk ndihet më njeri”.
Toru Ueda, një inxhinier nga Tokio, i pëlqen të relaksohet dhe të çlodhet duke veshur kostumin e tij të ujkut. Për këtë kostum punuan katër njerëz për shtatë javë për ta krijuar, ai thotë se kjo i jep atij një shans për të shpëtuar nga jeta e tij normale njerëzore dhe për të përqafuar ndjenjën si ujk.
32 vjeçi pagoi tre milionë jen për kostumin e tij, i cili u krijua posaçërisht nga Zeppet, një kompani që prodhon modele dhe kostume për shfaqje televizive dhe filma.
Edhe pse është një shumë marramendëse, për Uedan ia vlen pasi i ofron atij një ndjenjë lirie.
Duke folur për The Times, ai tha: Kur vesh kostumin tim, ndjej se nuk jam më njeri.
“Unë jam i lirë nga marrëdhëniet njerëzore. Të gjitha llojet e telasheve, të lidhura me punën dhe gjëra të tjera, mund t’i harroj”, tha ai.
“Unë nuk jam një njeri-ujk, sepse ata janë përbindësha dhe unë nuk jam një përbindësh”, shtoi ai.
Ueda nuk është i vetmi person që përdor Zeppet për të ndihmuar në transformimin e tyre në një alter ego të kafshëve. Vitin e kaluar, një tjetër banor japonez Toco zbuloi kostumin e tij realist të qenit./21Media

Back to top button