Identifikohen të dyshuarat për vjedhjen e një telefoni

Policia e Kosovës thotë se janë identifikuar të dyshuarat për vjedhjen e një telefoni që ka ndodhur në Prizren më 29 dhjetor 2022.
Sipas njoftimit të Policisë, pas publikimit të fotove të të dyshuarave ato janë paraqitur në stacionin policor në Prizren dhe janë intervistuar nga hetuesi i rastit.
Në njoftim thuhet se nga tri gratë që shihen në foton e publikuar, njëra është në cilësinë e dëshmitares e dy të tjerat në cilësinë e të dyshuarave.
Rasti i pretenduar sipas Policisë ka ndodhur më 29 dhjetor 2022 derisa ankuesi kishte qenë duke bërë një pagesë në një dyqan dhe e kishte lënë telefonin mbi tavolinë dhe në atë moment tri të dyshuara e kishin marrë telefonin dhe ishin larguar nga lokali.Të dyshuarat kërkohen për veprën penale – shpërdorim i pasurisë së huaj.

Back to top button