90% e zanateve drejt zhdukjes, i pret historia! Miçoja, prodhuesi i fundit i litarit në Kërçovë

 

 

Zanati për prodhimin e litarit me dorë, si duket do të mbetet vetëm si kujtim për brezat e vjetër.

Abdulfeta Zeqiroski është i vetmi dhe i fundit në Kërçovë që bën prodhimin e litarit për nevoja bujqësore.

Miçoja siç e quajnë kërçovarët, çdo ditë bashkë me familjen fillon punën në ora 09:00 të mëngjesit para shtëpisë së tij.

Kjo është një makinë dore 200 vjeçare e cila përdoret me dorë dhe më këtë makinë të vetme Abdulfetai që në moshë të vogël prodhon litarët për nevojat bujqësore të vendit tonë.

Kjo është në makinë dore, dhe është mbi 200 vjet e vjetër, sa tela të vendosni sa e do trashësinë ashtu e bën. Kjo është nga stërgjyshi im nuk e di as unë, është e vjetër, as nuk prishet”, tha ai.

Ai fillimisht zanatin e ka marrë nga nëna e tij, zanat ky nga i cili siç thotë ai, ata kanë ndërtuar shtëpi dhe kanë mbajtur familje.

Nga kjo punë prindërit ndërtuar edhe shtëpi , çdo gjë por tani nuk ka. (ngjitje 00:48) Më beso unë jam i fundit më”, u shpreh  Zeqiroski.

Ai thotë askush nuk është i interesuar ta marrë këtë zanatë sepse nuk ka punë sa duhet, nuk të bie përfitime të mëdha.

Më parë kemi pasur shumë punë nuk mundeshim as të arrijmë ndërsa tani vetëm për të jetuar sa për bukë siç thuhet, edhe pak ka punë”, theksoi  Zeqiroski.

Përveç litarëve për nevoja bujqësore ai prodhon edhe gjësende të tjera si serm, mrezha, litar për anije, litar për dru, konop për sintetikë etj etj. Pasi i bën gati disa litarë, Miçoja del dhe i shet në treg, duke pritur mushteri deri në mbrëmje./TV21

Back to top button