Berlusconi sërish pozitiv me COVID-19

 

 

Ish kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv sërish për koronavirusin.

Ai u shtrua në spital me një fazë të hershme pneumonie dy anëshe pasi rezultoi pozitiv për COVID-19 më 3 shtator.

83 vjecari iu nënshtrua trajtimit për 10 ditë dhe doli nga spitali San Rafaele më 14 shtator. Siç raportohet, Berlusconi ashtu si edhe shumë pacientë të tjerë me COVID po vazhdon të përballet me pasojat e sëmundjes, veçanërisht lodhje, e si pasojë mbetet në krevat. Në të njëjtën kohë, një kthim në spital i tij nuk është i nevojshëm për momentin – sipas një raporti.

Berlusconi do t’i nënshtrohet një tjetër testi të hënën – shkruan Corriere Della Sera.

Berlusconi është aktualisht në karantinë në vilën e tij pranë Milanos, bashkë me të dashurën, Marta Frascina, që po ashtu ka rezultuar pozitive për COVID-19. Politikani vazhdon të merret në distancë me aktivitetet e partisë së tij, forca italia dhe partisë evropiane popullore deputet i të cilës është ai në parlamentin evropian.

Back to top button