90 mijë euro investime në Mitrovicën e Veriut
Asfaltimi i rrugëve “Sami Frashëri” dhe “Tirana”
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte infrastrukturore të kësaj komune në vlerë 90 mijë euro.
Projektet kanë të bëjnë për asfaltimin e rrugës “Sami Frashri” në vlerë 40 mijë euro dhe asfaltimin e rrugës “Tirana” në vlerë 50 mijë euro.
Kryetari Rakiq falënderoi ministrin Lekaj për gatishmërinë për të mbështetur projektet infrastrukturore në Mitrovicën e Veriut, që kanë rëndësi për banorët e kësaj pjese të vendit.
Ndërsa, ministri Lekaj ritheksoi mbështetjen dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur të gjitha komunat e vendit pa dallime etnike, duke u bazuar në mundësitë buxhetore dhe ligjore të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ndryshe, në këtë takim ministri Lekaj u ftua nga Rakiq që në një të ardhme të afërt të vizitojë komunat në Mitrovicën e Veriut, për të parë nevojat për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.