91 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 559 mostrave, 91 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 203 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 391.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 538 doza të vaksinës.
Deri më sot 824 mijë e 506 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më tani janë dhënë 104 mijë e 994 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 714 persona./21Media

Back to top button