Jasharaj i kundërpërgjigjet Muratit: Askush nuk ka të drejt asnjë cent t’ua ndalë grevistëve

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj iu kundërpërgjigj inistrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili tha se grevistët nuk paguhen nga shteti, por do të duhej të paguheshin nga sindikata.
Jasharaj tha se askush nuk ka të drejt asnjë cent t’ua ndalë grevistëve.
“Po të donte qeveria ta shpreh së paku për një minutë dhembjen për orët e humbura, dhembjen pse një pjesë e qytetarëve nuk po arrijnë të kryejnë punët e tyre nëpër administratë, po ta kishin dhembjen se nxënësit do të humbin orë, atëherë në vend të kërcënimeve, Murati, Kurti e të tjerët do të uleshin me përfaqësuesit legjitim të sindikatave dhe do të gjenin mundësi sepse ka për t’i zgjedhur kërkesat tona”, tha Jasharaj.

Jasharaj po ashtu tha se nëse nuk ka reflektim nga Qeveria, 1 shtatori do t’i gjejë fëmijët në shtëpi./21Media

Back to top button