Paralajmëron Jasharaj: 1 shtatori mund t’i gjejë fëmijët në shtëpi

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj paralajmëroi se 1 shtatori mund t’i gjejë në shtëpi nxënësit.
Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media, tha se greva do të vazhdojë nëse nuk ndërmerret diçka nga ana e qeverisë.
“ 1 shtatori nëse vazhdohet kështu me teka të qeverisë fatkeqësisht nxënësit do t’i gjejë në shtëpi, mësimdhënësit në grevë, deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Jasharaj.
Punëtorët e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit janë në grevë që nga 25 gushti, ata ndër tjerash po kërkojnë 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për Pagat./21Media

Back to top button