Policia e gatshme ta mbrojë rendin dhe sigurinë publike

Kelani ka thënë se situata është stabile në vend

Policia e Kosovës ka njoftuar se po i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar siguri në vend.

Duke iu referuar thirrjes që Ambasada Amerikane u ka bërë shtetasve të saj për kujdes të shtuar, Policia e Kosovës ka thënë se gjendja në vend është stabile.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se gjithmonë në prag të festave, secila ambasadë bën paralajmërime të tilla, ndërkaq situata e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile dhe se Policia është e gatshme ta mbrojë rendin dhe sigurinë publike./21Media

Back to top button