Anketimi i biznesit gjerman, 76 përqind e tyre do të riinvestojnë në Shqipëri

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, (DIHA), në anketimin vjetor mbi klimën e biznesit vlerëson se, Shqipëria ofron mundësi më të mira për investim krahasuar me një vit më parë.

Në këtë anketimin, anëtarësia e DIHA-s, shprehet optimiste përsa i takon pritshmërive pozitive të ekonomisë shqiptare. Ndërsa pjesa më e madhe e kompanive ka vlerësuar veçanërisht situatën për vetë biznesin si më të mirë, krahasuar me një vit më parë.

Sipas anketës, në vlerësimin e gatishmërisë për të investuar sërish në Shqipëri, vendi  ka një rritje pozitive prej pothuajse 10 përqind, krahasuar me vitin 2016 (2015: 66 përqind; 2016: 67 përqind).

Rreth 39 përqind e të anketuarëve kanë pohuar se situata e tyre e biznesit është përmirësuar (2016: 28 përqind, 2015: 23 përqind), ndërsa rreth 39 përqind të tjerë kanë deklaruar se situata ka qëndruar e pandryshuar. Në 2017 pothuajse të gjithë faktorët janë vlerësuar me nota më të larta krahasuar me 2016.

Në këtë anketim nga të gjitha zyrat (AHK) të rajonit EQJL morën pjesë 1.734 kompani, nga të cilat 45 ishin nga Shqipëria.

Back to top button