Në Indonezi shkon në 46 numri i viktimave, mbi 700 të lënduar

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën dhe rreth 700 janë lënduar pas një tërmeti që tronditi Indonezinë të hënën.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me magnitudë 5.6 ballë ishte me qendër në rajonin Cianjur.
Cianjur është rreth 100 kilometra në jug të Xhakartës dhe tërmeti është ndjerë fuqishëm në kryeqytet dhe në zonën përreth.

“Sipas të dhënave të fundit, 46 njerëz u vranë… Rreth 700 njerëz u lënduan”, tha Herman Suherman, kreu i administratës së qytetit të Cianjur, West Java./21Media

Back to top button