Ngjarjet e datës 22 nëntor

-
10:30
Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, Fakulteti i Filologjisë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP), shënon tridhjetë vjetorin e themelimit të tij. Me këtë rast Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane organizon një konferencë shkencore me titullin: Perspektiva e studimeve të Gjermanistikës në Evropën Juglindore. (Fakulteti i Filologjisë) -
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
-
12:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Statistikave Zyrtare, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
-
13:00
Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës nga klubi i Sigal Prishtinës. Marrëveshja nënshkruhet nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Blerand Stavileci, u.d. i kryetarit të Klubit të Sigal Prishtinës. (Zyrat e FBK-së) -
15:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave Hekuran Murati dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shpalosin Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Prizrenit. (Salla “Dokukino”, Prizren)