Kurti e pranon kërkesën e ShBA-së për ta shtyrë masën e gjobave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën e amasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe ka shtyrë për 48 orë fillimin e fazës së gjobitjes për qytetarët që kapen brenda territorit të Kosovës me targa ilegale të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.

Në një postim në Twitter Kurti ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkushtimin e angazhimin.

“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjoitjes për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta shtyjë vendosjen e gjobave për 48 orë.
Hovenier tha se këtë kërkesë ia ka bërë qeverisë për t’i lejuar ShBA-të dhe BE-në që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje. /21Media
Back to top button