Ngjarjet e datës 28 nëntor

Ngjarjet e datës 28 nëntor
Aktivitetet e Qeverisë së Kosovës me rastin e me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit:
Homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. (Ora 09:00)
Homazhe te varrezat e familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)
Homazhe te Kulla e Isë Boletinit. (Mitrovicë, ora 11:00)
Vizitë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Ora 11:00)
Drilli ushtarak i Togut Ceremonial të FSK-së sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza”, “Skënderbeu” Prishtinë, ora 12:00-14:00)
Ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë – Ansambli “Shota”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)
Pritje e kryeministrit Albin Kurti. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 19:00)
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapin ekspozitën “Të ndarë, por të pashkëputur”, në nderim të festave të 28 Nëntorit dhe 110- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari” Prekaz, ora 09:00)
Aktivitetet e Komunës së Prishtinës me rastin e Ditës së Flamurit:
-Ora 11:00 pranë Fakultetit Filologjik do të bëhet përurimi i shtatores së Prof. Anton Çettës.
-Ora 11:30 do të mbahet ekspozita personale e profesor Anton Çettës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës;
-Ora 12:15 do të bëhet përurimi i veprës artistike “Këmbëkryqi” te sheshi “Zahir Pajaziti”;
-Ora 10:00 – 22:00 do të mbahet panairi “Blej Shqip” te sheshi “Nënë Tereza”;
-Ora 13:30 mbahet edicioni i parë i “Festivali i Plisit” ku do të bëhet inaugurimi i monumentit të Plisit;
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit i Universitetit të Prishtinës, do të jetë nikoqir i një delegacioni nga Universiteti i Tiranës me rastin e Ditës së Flamurit.(Ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, UP, ora 10:00)
Organizata joqeveritare Aktiv prezanton publikimet “Analiza e trendeve 2022: qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë” “Vlerësimi i statusit të të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë”. (Hotel “Opera”, Prishtinë, ora 11:00)
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Ora 10:00)
Mbahet ceremonia e inaugurimit të Stacionit veriu në Prishtinë. ora 13:00. (Lagjja Arbëria, ora 13:00)
Aktivitetet në komunën e Shtime me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit organizuar nga Komuna e Shtimes dhe shoqatat e dala nga lufta:
-Ora 09:00- Homazhe dhe vendosje e kurorave dhe buqetave me lule te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Shtime, Reçak, Mollopolc, Rancë e Caralevë.
-Ora 09:00- Aksioni tradicional i dhurimit të gjakut, organizuar nga Iniciativa Vullnetare nga Pjetërshtica. (SHFMU “Idriz Ajeti” Pjetërshticë)
-Ora 13:00- Ndeshje miqësore në futboll KF Vjosa dhe komuna. (Stadiumi i qytetit në Shtime)
-Ora 14:30- Ndeshje miqësore në volejboll KV Vjosa-KV Skënderbeu Kraishtë. (Palestra e Qytetit Shtime)
-Ora 16:00- Program nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “Naim Frashëri”, si dhe programi nga Shkolla e Mesme e Lartë- Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional.
-Ora 16:40- Ndarja e dekoratave për gratë që kontribuuan në luftën e UÇK-së
-Ora 17:00-Koncerti festiv me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj. (Shtëpia e Kulturës Shtime)
Me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Gjakovës dhe Ansambli i Këngëve Popullore Gjakova organizojnë koncert. (Pallati i Kulturës ”Asim Vokshi” Gjakovë, ora 19:00)
Me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit, Komuna e Gjilanit organizon aktivitetet:
-Ora 10:00 – Homazhe te varrezat e dëshmorëve
-Ora 11:00- Vrapimi Cross nga KJlubi i Atletikës Qendra – rrethi i fushës me bari sintetik
-Ora 13:00 – Koncert për fëmijë “Festojmë kuq e zi”, organizuar nga Dancing House. (Teatri i Qytetit)
-Ora 17:00- Koncert festiv për nder të Ditës së Flamurit nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Gjilani. Teatri i Qytetit)
Aktivitetet e Komunës së Malishevës me rastin e Ditës së Flamurit:
-Ora 09:00- vendosje e buqetave me lule te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, homazhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz.
-Ora 12:00- Ekspozitë personale “Vetëm në një stuhi” e artistit Arijon Krasniqi.
-Ora 15:00- Finalja e turnirit në futboll të femrave (Stadiumi i Qytetit “Liman Gegaj”)
Komuna e Vitisë organizon aktivitetet me rastin e Ditës së Flamurit:
Ora 09:30- Seancë solemne. (Salla e Kuvendit, ora 09:30)
Ora 10:00 -Homazhe te varrezat e dëshmorëve (Viti)
Ora 11:00 – Koncert festiv (Salla e Koncerteve)
Komuna e Prizrenit organizon aktivitetet me rastin e Ditës së Flamurit:
Ora 11:00-Akademia Solemne (Universiteti i Prizrenit)
Ora 11:30 – Përurimi i librit “Rrustë Kabashi” (Universitetit i Prizrenit)
Ora 13:00- Koncert me shoqëri kulturore artistike (Shatërvan)
Ora 17:00- Muzgjet e Prizenit (Biblioteka e Re)
Ora 19:00- Koncert me rok grupe (Shatërvan)

Back to top button