Këta janë emrat që mund t’i bashkohen United-it

Manchester United shpenzoi mbi 220 milionë funte në afatin kalimtar të verës, një rekord klubi, për të sjellë dyshen braziliane Antony dhe Casemiro, mbrojtësin argjentinas Lisandro Martinez dhe mbrojtësin holandez, Tyrell Malacia.
Ata arritën të nënshkruajnë Christian Eriksenin në një transfer të lirë dhe portierin e Newcastle, Martin Dubravka.
Largimi i Cristiano Ronaldos ka hapur vend në sulm, ndërsa rënia e Aaron Wan Bissaka do të thotë që United mund të shikojë opsione shtesë në mbrojtje.
Victor Osimhen, Denzel Dumfries, Goncalo Ramos, Joao Felix, Diogo Costa janë emrat që mund t’i bashkohen United-it./21Media

Back to top button