Petkoviq: Do t’i përgjigjemi çdo kërcënimi që vjen nga Prishtina
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ngritja e nivelit të gatishmërisë luftarake të ushtrisë deri në përdorimin e forcës së armatosur është përgjigja e Serbisë ndaj kërcënimit të menjëhershëm të luftës dhe gjithçka që po bën Prishtina për të sulmuar popullin serb, në veri të Kosovës.
“Ne jemi të gatshëm ta ruajmë paqen, por edhe t’i përgjigjemi çdo lloj kërcënimi që vjen nga Prishtina,” tha Petkoviq për RTS.
Ai tha se shërbimet e shtetit serb po e bëjnë punën më së miri, se Beogradi e di se çfarë planifikon dhe përgatit Prishtina dhe do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin serb në Kosovë./21Media