Babai rrahu djalin pasi bëri kundërvajtje në komunikacion

Një burrë nga Obiliqi dyshohet se ka sulmuar fizikisht fëmijën e tij, pasi i njëjti kishte shkaktuar kundërvajtje në trafik.
Policia bënë të ditur se i dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht fëmijën e tij viktimën mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shkaktuar kundërvajtje në trafik. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button