943 maturantë përfitues të subvencioneve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se, 943 maturantë janë zgjedhur përfitues të subvencioneve për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative.
MAShTI, ka publikuar listën e maturantëve përfitues në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Me këtë konkurs, 943 maturantë, të cilët i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e përcaktuara, kanë përfituar kuponë për kurset në fushën e TI.
Ministria ka bërë të ditur edhe procedurën e aplikimit për këto kurse.
“Maturantët përfitues (Tabela 1.) duhet të bëjnë përzgjedhjen e ofruesit dhe Modulit (titullit të trajnimit), përmes platformës eKosova deri me datën 19.12.2021 ora 23:59.Maturantët (Tabela 2.) të cilët nuk i kanë ngarkuar dokumentet në platformën eKosova apo dokumentet kanë qenë me rezulucion të dobët, e jo sipas kërkesës, duhet që deri me datën 20.12.2021 ora 12:00, të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas konkursit në formë fizike në arkivin e MAShTI, kati përdhes, zyra nr. 4.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./21Media

Vegza për aplikim është si vijon:
Back to top button