Veseli: Pa vendime të mëdha mund të humbë kuptimi i koalicionit

Sipas Veselit, Kosova nuk guxon të stagnojë, por duhet të ecë përpara

Që nga arritja e marrëveshjes midis qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e kufirit ndërshtetëror partitë politike kosovare nuk kanë arritur të gjejë kompromis për të vendosur përfundimisht nëse do të ratifikohet demarkacioni apo kjo marrëveshje të kthehet në pikën zero, shkruan rtv21.tv

Ka pasur thirrje të shumta të përfaqësuesve ndërkombëtar që të kryhet sa më shpejtë çështja e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, ngase pa ratifikimin e saj për qytetarët e Kosovës nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Koalicioni qeverisës ka tentuar disa herë që ta ratifikoj këtë marrëveshje në Kuvend por nuk ka gjetur përkrahje nga opozita dhe një pjesë e deputetëve të koalicionit qeverisës. Por, kryetari i Kuvendit njëherësh kryetar edhe i PDK-së Kadri Veseli tha se nëse Qeveria dhe Kuvendi nuk marrin vendime të mëdha siç është ratifikimi i demarkacionit atëherë i humb kuptimi koalicionit PDK-LDK.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë nevojë të jenë dëshmitarë të ndryshimeve pozitive.

Kosova nuk guxon të stagnojë, por duhet të ecë përpara, ne presim procedim të disa çështjeve të cilat janë me rëndësi të jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës, jemi në drejtim të duhur”, ka thënë Veseli. Duke shtuar se qëllimi i koalicionit është që vendimet të merren për të mirën e qytetarëve./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button