Dokumentari “The Super Models” në kinema në shtator

Supermodelet e viteve të 90-ta: Cindy Crawford, Naomi Campbell, Christy Turlington e Linda Evangelista po kthehen sërish në skenë, edhe tani në formë të përkryer.

Ato u bënë pjesë e dokumentarit katër pjesësh dedikuar atyre, të pagëzuar “The Super Models”. U lansua edhe traileri i këtij dokumentari, ku shihen të katër supermodelet.

Dokumentari “The Super Models” paraqet prapa skena të modeleve pas revyve të modës.

Sipas Apple TV +, të katër modelet arritën famë me bashkim të tyre në industrinë e modës. Ato kishin prestigj të lartë falë të cilit krijuan emër.

Këto supermodele ia dolën të qëndrojnë në vijën e parë në kulturë përmes aktivizmit, filantropisë dhe zotësisë në biznes.

Ato hapën rrugë edhe për suksese të modeleve të reja.

Veç paraqitjes me role në dokumentar, këto supermodele po ashtu janë edhe producente ekzekutive të tij.

Dokumentari “The Super Models” do të lansohet në AppleTV+ më 20 shtator 2023./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

 

Back to top button