Borrell: Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për shtensionim

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se e mirëpret vendimin e Kosovës për marrëveshjen që shtensionon situatën në veri.
Borrell se pret që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë “dhe të vazhdojë përparimi në këtë drejtim”, ndërsa tha se do të vazhdojnë të punojnë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me palët.
“Përshëndes angazhimin e Kosovës për marrëveshjen që arritëm në hapat fillestarë për shtensionim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë përparimin në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me palët me Miroslav Lajçakun”, shkroi Borrell në “Twitter”.
I welcome Kosovo’s commitment to the arrangement we reached on first steps for deescalation. We expect #Kosovo to take further positive steps and continue to advance in this direction.
We will carry on working in the EU-facilitated dialogue with the parties with @miroslavlajcak
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) July 12, 2023
Qeveria ka njoftuar të martën mbrëma se në takimin që kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka zhvilluar me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kosova ka ndërmarrë disa hapa drejt shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA