997 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 997.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës.
Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /21Media

Back to top button